Egin Ceka jep dorëheqjen si diplomat

Egin Ceka jep dorëheqjen si diplomat

Egin Ceka ka paraqitur dorëheqjen si diplomat, në mbledhjen e komisionit hetimor të ngritur për “incidentin e Vjenës.” I thirrur për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes që ndodhi në Vjenë pak javë më parë mes tij dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në fund të përshkrimit Egin Ceka u shpreh se do

Egin Ceka ka paraqitur dorëheqjen si diplomat, në mbledhjen e komisionit hetimor të ngritur për “incidentin e Vjenës.”

I thirrur për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes që ndodhi në Vjenë pak javë më parë mes tij dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në fund të përshkrimit Egin Ceka u shpreh se do të japë dorëheqjen nga posti që mban.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Akademinë e Diplomacisë në Vjenë, Ceka ka tentuar të flasë përsonalisht me kreun e opozitës për t’i shpjeguar se realiteti i politizimit të emigrantëve që punojnë nëpër ambasada nuk është i vërtete.

Ky diskutim është cilësuar si provokim nga ana e Edi Ramës, i cili përveçse i ka kërkuar të largohet, ka bërë edhe një xhest agresioni duke e kapur në veshin e djathtë.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar