Efektet e çajit nga tufa e misrit

0

Për fat të mirë çdo produkt bimor ka shumë funksione, po ashtu edhe çaji nga tufa e misrit.

Çaji nga tufa e misrit përdoret në rastet e sëmundjeve të zemrës, edemat dhe reumatizma. Nëse përdoret për një kohë të gjatë mund të zbërthej edhe gurët nga veshkat.

Ja si mund të përgatitet

1 lugë e tufës së tharë të misrit nxirret në 3 dl ujë të valë. Zien për 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj.

Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri nxirren në 3 dl ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës.

Ky lëng duhet për çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore. Nëse iu pëlqen mund ta shfrytëzoni në vend të ujit.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here