Edukimi në familje

Edukimi në familje

Hapi i parë që fëmijët hedhin drejt edukimit vjen në familje. Përgjegjësia vetjake, kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve, dhembshuria dhe kujdesi në shoqëri, që të gjitha këto ushqehen nga familja. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në vendimet dhe qëndrimet që mbajnë. Duhet të veprojnë sipas një marrëveshje që respektohet nga të dy palët.

Hapi i parë që fëmijët hedhin drejt edukimit vjen në familje. Përgjegjësia vetjake, kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve, dhembshuria dhe kujdesi në shoqëri, që të gjitha këto ushqehen nga familja. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në vendimet dhe qëndrimet që mbajnë. Duhet të veprojnë sipas një marrëveshje që respektohet nga të dy palët. Përndryshe në karakterin e fëmijës krijohet një paqëndrueshmëri. Fëmija do tregojë paqëndrueshmëri dhe mungesë respekti, ose ndaj prindërve, ose ndaj të tjerëve.

Të ndahet dashuria nga edukimi

Dashuria e tepërt nuk i bën mirë karakterit të fëmijës suaj. Por,mos plotësoni çdo tekë të fëmijës. Gjithashtu mos e anashkaloni duke thënë: Fëmijë është! Mjafton të tregoni kujdesin  dhe dashurinë e duhur. Mësojeni fëmijën tuja të jetë i sjellshëm, i kujdesshëm në vendimet që merr, rritini ndjenjën e përgjegjshmërisë. Mësojeni të jetë i butë, i shoqërueshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ketë mbështetjen dhe respektin e të tjerëve.

Sjelljet e prindërve

Fëmijët janë imitues të shkëlqyer. Për këtë arsye këshillohet që prindërit të jenë të kujdesshëm në sjelljet e tyre. Suksesi, formimi i karakterit, virtytet, normat familjare, të gjitha këto kultivohen nga familja. Mundësia që një fëmijë të jetë i suksesshëm është më e madhe nga dy prindër që e mësojnë fëmijën e tyre sesi arrihet suksesi, sesi veprohet në raste të caktuara, sesa nga dy prindër që nuk interesohen për arritjet e fëmijës së tyre. Prindërit janë burimi i një të ardhmeje të sigurte për fëmijën e tyre.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar