Kryeministri i sapoemëruar, Edi Rama, do të zhvillojë sot vizitën e parë dyditore në Bruksel si kryetar i qeverisë së re. Vizita është cilësuar prej Ramës dhe ambasadorit Ettore Sequi, si tejet e rëndësishme dhe pritet t’i japë një impuls të ri zhvillimeve që lidhen me proceset integruese të Shqipërisë. Pak ditë më parë pas
Kryeministri i sapoemëruar, Edi Rama, do të zhvillojë sot vizitën e parë dyditore në Bruksel si kryetar i qeverisë së re. Vizita është cilësuar prej Ramës dhe ambasadorit Ettore Sequi, si tejet e rëndësishme dhe pritet t’i japë një impuls të ri zhvillimeve që lidhen me proceset integruese të Shqipërisë.
Pak ditë më parë pas një takimi me ambasadorin Sequi në lidhje me vizitën e tij, Rama u shpreh: “Pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e këtij Bashkimi Europian, por edhe njëkohësisht një vend europian, këtu në Atdheun tonë me ligjet e duhura me institucionet e duhura me shërbimet e duhura. Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh por për ta kapur atë një orë e më parë dhe për të hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian”.
Gjithashtu ambasadori i BE-së pas takimit me Ramën dha detajet e vizitës në Bruksel ku ndër të tjera ai tha: “Ne patëm një takim të frytshëm ku pata mundësinë që t’i prezantoja Kryeministrit të zgjedhur të gjitha ato takime që do të zhvillohen gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel me të gjithë shefat e institucioneve europiane, zotin Fyle, zotin Barroso, zotin Van Rompuy, Zotin Martin Schulz dhe Lady Ashton. Kjo është një vizitë tejet e rëndësishme. Ne jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur që kjo vizitë e parë e zotit Rama jashtë Shqipërisë zhvillohet në Bruksel. Kjo është edhe prova që vërteton rëndësinë e madhe që i jep Qeveria e re procesit të rëndësishëm të integrimit europian të Shqipërisë”.
Rama në këtë vizitë dyditore do të jetë i shoqëruarnga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
/Xhevahir Qardaku /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *