Rama prezanton këshilltaren për të drejtën publike

Rama prezanton këshilltaren për të drejtën publike

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar keshilltaren për të Drejtën Publike, Eralda Cani, dhe shpreh bindjen e plotë se do të forcojë sensin e së drejtës  publike të qeverisë së re. “Kabineti i kryeministrit do të jetë nje strukturë krejt e re dhe jo tradicionale në formën e ne mënyrën e funksonimit. Numri i këshilltarëve do

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar keshilltaren për të Drejtën Publike, Eralda Cani, dhe shpreh bindjen e plotë se do të forcojë sensin e së drejtës  publike të qeverisë së re.

“Kabineti i kryeministrit do të jetë nje strukturë krejt e re dhe jo tradicionale në formën e ne mënyrën e funksonimit. Numri i këshilltarëve do të jetë me i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes të nevojave strategjike dhe të procesit vendimarrës në kryeministri. Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Cani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur të drejtës kushtetuse-administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brënda e jashtë vendit, por edhe praktika e përfshirë aktive në jetësimin e projektëvë të rëndësishëm për të drejtën publike”, tha Rama.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar