Edi Rama: Mirënjohje për socialistët e mbetur jashtë liste

Edi Rama: Mirënjohje për socialistët e mbetur jashtë liste

Edi Rama i shprehu mirënjohjen socialistëve të papërfshirë në listat përfundimtare për deputetë të Partisë Socialiste, sipas të cilit, ata vërtetuan se kjo forcë është familja e tyre politike dhe fitorja e kësaj partie është qëllimi i tyre. “Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonist të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e

Edi Rama i shprehu mirënjohjen socialistëve të papërfshirë në listat përfundimtare për deputetë të Partisë Socialiste, sipas të cilit, ata vërtetuan se kjo forcë është familja e tyre politike dhe fitorja e kësaj partie është qëllimi i tyre.

“Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonist të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa”, theksoi z. Rama në një deklaratë publike.

Kryesocialisti shpreh falënderime për këta persona sepse treguan që përkatësia politike nuk lidhet me karrigen ku ulesh, dhe për durimin e tyre, si persona me kontribut në PS, që mbetën jashtë kësaj fushate.

“I falënderoj sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falënderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tone”, shtoi më tej kryetari i opozitës shqiptare.

Gjithashtu, z. Rama shprehu falënderime edhe për ata kandidatë që për vite kanë punuar për Partinë Socialiste, por që në lista janë në pozicione jo të sigurta fituese. “Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga ‘stoli i rezervave2, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec Deda”, përfundoi fjalimin e tij Edi Rama.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar