Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Dje pasditë në selinë rozë, kreu i PS-së Edi Rama, mbajti të parin fjalin si kryeministër i Shqipërisë. Rama u shoqërua nga brohërimat e shumta të  turmës entuziaste. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se kjo fitore nuk është vetëm arritja e objektivave, por fillimi i Rilindjes. “Unë e dua këtë vend, prandaj dhe

Dje pasditë në selinë rozë, kreu i PS-së Edi Rama, mbajti të parin fjalin si kryeministër i Shqipërisë.

Rama u shoqërua nga brohërimat e shumta të  turmës entuziaste. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se kjo fitore nuk është vetëm arritja e objektivave, por fillimi i Rilindjes.

“Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të fituar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes. T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive”, tha Rama.

Gjithashtu ai theksoi se kjo fitore nuk është një triumf personal i tij, por një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë. Pasi ka shumë punë për të bërë, për të nxjerrë vendin nga ky rrënim i deritanishëm.

“Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme. Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane”, vijoi fjalën e tij kreu i PSsë.

Njëkohësisht Rama kërkoi ndejsë për ofendimet apo gjuhën e ulët të përdorur ndaj kundështarëve politik gjatë kësaj fushate elektorale. Po ashtu ai e uroi Berishën për jetën private në vazhdim.

“Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndomtë në shfaqjen e pushtetit të një njeriu. Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj  gjithë të mirat në jetën private në vazhdim”, vazhdoi fjalën e tij kreu i PS-së.

Duke e mbyllur fjalimin e tij Rama u zotua ndaj Shqipëtarëve për një Shqipëri më të mirë për një Shqipëri Europiane ndër të tjera theksoi se “Ky është momenti më krenar i jetës sime. Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia. Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj. Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj. Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku”.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar