Kreu i qeverisë, Edi Rama ashtu siç kishte deklaruar në orën 12:00 ka zhvilluar konferencën, ku i përgjigjet pyetjeve të drejtuar nga qytetarë e gazetarë. I pyetur mbi çështjen e Fullanit u shpreh se nuk mund të kërkojë dorëheqjen e Guvernatorit e BSH, Ardian Fullani pasi është drejtues I një instuitucioni të pavarur. Sipas
Kreu i qeverisë, Edi Rama ashtu siç kishte deklaruar në orën 12:00 ka zhvilluar konferencën, ku i përgjigjet pyetjeve të drejtuar nga qytetarë e gazetarë.
I pyetur mbi çështjen e Fullanit u shpreh se nuk mund të kërkojë dorëheqjen e Guvernatorit e BSH, Ardian Fullani pasi është drejtues I një instuitucioni të pavarur. Sipas Ramës qeveria është e fundit që duhet të flaës, pork a mbajtur një qëndrim të prerë.
“Sa i përket Bankës së Shqipërisë ne nuk kemi heshtur, por nga ana tjetër, ka një ndryshim të rëndësishëm mes qeverisë dhe shoqërisë civile në këtë rast se rolet janë të ndryshme dhe përgjegjësitë janë të ndryshme. Qeveria ka një rol dhe përgjegjësi të posaçme në këtë rast. Kush është ne e kemi thënë qartë dhe prerë në prononcimin e Këshillit të Ministrave se për ne, ky është një akt kriminal i rëndë që përbën një sfidë të trefishtë, sfidë e madhe për prokurorinë që ti shkojë hetimit deri në fund dhe jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë, por hetim gjithëpërfshirës dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet cdo përgjegjësi. Është në sfidë e madhe padyshim për autoritetin e Bankës dhe për sigurinë e bankës që dua t’jua them qartë dhe prerë është një institucion i pavarur.
Turizmi
Kreu I qeverisë e hapi konferencën mbi temën e turizmit, duke u shprehur se numri I turistëve është rritur me 14 %. “Dëshiroj ta filloj nga besoj sektori më i rëndëssihëm në këtë fazë që është turizmi. Nuk do bëj bilanc imagjinar dhe as të bazuar në hyrje e daljet në Shqipëri. Por duke iu referuar vetëm numrit të vizitorëve të huaj, jo rezidentë në Shqipëri, kemi deri tani një rritje të turistëve me 14%, krahasuar me një vit më parë dhe jorezidentë me 1 milionë e 300 mijë, shifër e konsiderueshme, duke pasur parasysh se vendin e preku moti i keq në muajin korrik apo dhe më specifikinë e muajit të Ramazanit. Nuk dua të fsheh problematika të fshehura e të trashëguara, këtë sezon arritëm të kemi plazhe të pastra krahasuar me një vit më parë duke angazhuar një sërë forcash, Forcat e Armatosura që dhe ministrja i kushtoi kohën e vet, tek institucionet publike dhe një numër i vyer vullnetarësh nga Shqipëria e Kosova”.
Sipas Ramës qeveria e mëparshme nuk ndërmorri asnjë masë mbi ujrat e zeza duke lejuar që ujrat e zeza të bashkëjetojnë me gjithëb ata që bashkëjetojnë e ata që zgjedhin të vijnë me puishime.
“Ka disa muaj që po përgatitet një program i posaçëm, me burime financiare të huaja për të kuruar plagën e madhe të ujërave të zeza në vijën bregdetare, siç është Durrësi apo Himara, e cila përbën një nga pikat më të forta të Jonit. Praktikisht gjendja është alarmante, pasi nuk kemi kanalizime të ujërave të zeza. Po ashtu problem i rëndë është dhe problemi i ujit të pijshëm në zonat bregdetare. Qeveria e kaluar jo vetëm nuk e zgjidhi, por e rëndoi këtë problem edhe më keq.
Rendi
Një ndër pikat e qeverisë ka qenë edhe rendi,, sipas Ramës gjatë periudhës së verës, Policia e Shtetit bëri të mundur mbarëvajtjen e sezonit turistik me të gjitha mjetet e mundshme. “Pika e dytë nuk mund të mos jetë rendi. Në muajt e verës rendi rëndohet. U angazhuan 2388 punonjës policie, 201 automjete, 17 mjete lundruese dhe 1 helikopter, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë shërbim që u pilotua dhe do jetë i strukturuar vitin e ardhshme, u angazhuan 100 efektiv nëpër vijën bregdetare. U siguria një monitorim nga ajri me anë të helikopterit i akseve rrugore, për rritjen e sigurisë dhe garantimin e trafikut. Ra në mënyrë drastike kontrolli në kufi. Puna ne policisë u struktura në mënyrë të tillë që mos të pengohej kalimi në kufi.”-shtoi Rama.
Po ashtu Rama u shpreh se në sajë të punës së vazhdueshme të policisë së shtetit në raport me një vt më parë numri I vrasjeve është ulur me 30%. “Nuk mund të mos jemi sot optimistë për punën e bërë nga Ministria e Brendshme dhe nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në vend”, u shpreh Rama.
Punësimi
Duke u ndalur në këtë pikë Kryeministri ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga zyrat e punë të hapura në të gjithë vendin, ku deri më tani janë punësuar 10359. Rama u ndal tek çështja e Sarandës duke e cilësuar atë tejet të turpshme
“Nuk ka trup më të madh se turpi që pamë. Nuk ka turp më të madh për ata që e ripërtypin duke menduar se i bëjnë opozitë qeverisë apo duke u përpjekur që rastin ta përgjithësojnë. Është një rast konrekt., përgjejgësi individuale konkrete. Njësoj si në rastin e parë. Qeveria nuk gjykohet nga çfarë ndodh individualisht me një person diku në territor apo në qeveri që me përgjegjësi në e tij individual shkel normat ligjore apo etike qeveria gjykohet nga mënyra si reagon ndaj rastit. Reagimi ynë ishte i qartë dhe i prerë si asnjë herë më parë nga qeveria paraadhësie Nuk dua të hyj në këtë temë për mua është temë e neveritshme. Por ju të gjithë e kujtoni dhe mund ta bëni një paralelizëm kur abuzuesi u mbrojt denoncuesit, media që e denoncoi, u sulmua dhe u çua deri para detyrimit të paguajë gjobë, dhe abuzuesi u kthye shtat lartë dhe kryerlartë në një detyrë të lartë”
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *