Edhe të vegjëlit kanë nevojë për hekur

Edhe të vegjëlit kanë nevojë për hekur

Fëmijët e porsalindur me peshë më të ulët se zakonisht, kanë nevojë për hekur  pasi sasia shtesë e hekurit, i ndihmon ata për parandalimin e anemisë e cila mund të shfaqet në të ardhmen. Studimet suedeze kanë treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të

Fëmijët e porsalindur me peshë më të ulët se zakonisht, kanë nevojë për hekur  pasi sasia shtesë e hekurit, i ndihmon ata për parandalimin e anemisë e cila mund të shfaqet në të ardhmen.

Studimet suedeze kanë treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të zhvillojnë deficiencë të hekurit dhe anemi, nëse nuk u jepet ky mikroelement thelbësor që pas lindjes dhe në kohën sa pinë gji.

Rezultatet e botuara në revistën Pediatrics kanë treguar se fëmijët të cilët kishin marrë hekur shtesë (2 miligramë për kilogram) që nga mosha gjashtëjavore deri në atë gjashtëmuajshe, nuk kishin qenë të prirë që në jetën e mëvonshme të zhvillojnë anemi, ndërsa deficiti i hekurit është regjistruar vetëm te 4% e tyre.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar