Ecuria e skuadrave të Championsit në kampionate

0

Juventusi ka bërë paraqitje të mira këtë sezon në Seria A, ku në 3 ndeshje ka marrë shtatë pikë, dy më pak se Roma dhe Napoli. Ndërsa Milani në tri ndeshje ka arritur të marrë vetëm 4 pikë dhe ndodhet në vendin e nëntë.

Atletiko e Madridit dhe Barcelona kanë bërë një nisje fantastike në kampionatin spanjoll. Të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë në katër ndeshje dhe ndajë kreun sëbashku pasi edhe golavarazhi është i njejtë.

Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Realin e Madridit. Dhjetë pikë në katër ndeshje nuk janë keq për një skuadër, por kur flitet për Madrilenët janë. Pasi në këtë merkato bënë edhe goditjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, “Los Blancos” ndodhen në vendin e katërt.

Real Sociedati vjet i impresioni të gjithë me rezultatet e arritura duke zënë vendin e katërt në La Liga. Por këtë vit nuk e ka nisur edhe aq mirë ku në katër ndeshje ka vetëm 5 pikë, pak për një skuadër që synon top katërshen. Sociedati ndodhet në vendin e shtatë.

 Mançester Siti, Manchester Junajtid dhe Çelsi të trıja kanë nga shtatë pikë në katë ndeshje, dhe mbajnë vendet katër, pesë dhe gjashtë.

Pas një nisje me humbje Arsenali ka ndryshuar komplet duke fituar tri ndeshjet e tjera dhe e shikojnë veten në vend të dytë një pikë më pak se Liverpuli.

Borusia e Dortmundit ka arritur të marrë pesë fitore në po kaq ndeshje duke mbajtur vendin e parë e ndjekur nga Bajerini me 13 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Bajer Leverkusen me 12 pikë.

Ndërsa Shalke pas një nisje te keqe ka arritur që të marrë gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit, por gjithsesi ndodhet në vendin e nëntë me shtatë pikë.

Porto si gjithmonë është në vendin e parë me pikë të plota pas katër ndeshjesh, ndërsa Benfika është pes pikë mbrapa dhe ndodhet në vendin e pestë.

Paris-Seint Zhërmein dhe Marseja ndodhen në vendet tre dhe katër në kampionatin e udhëhequr nga Monako me 13 pikë. Parisi e nisi me dy barazime por, bëri tri fitore rradhazi edhe ju afrua kreut. Ndërsa Marseja e nisi me tri fitore dhe u ndal në dy ndeshjet e fundit ku mori vetëm një pikë.

Shaktar Donjeck ndryshe nga çe kemi parë që udhëhiqte kampionatin që në javët e para, dhe të shkëputej me nga 15 pikë. Këtë sezon ndodhet në vendin e katërt edhe pse në nëntë ndeshje ka marrë 19 pikë.

Gallatasaraj nuk ka bërë niseje të mbarë në kampionatin turk për sezonin 2013/14. Ekipi i Fatih Terim ka arritur të marrë tri barazime dhe një fitore në katër ndeshje, dhe ndodhet në vendin e shtatë. Beshiktashi mban vendin e parë me pikë të plota.

Kopenhagen është skadra që pozicionohet më poshtë në klasifikim në kampionatin e saj. Pas tetë ndeshjesh ka grumbulluar vetëm shtatë pikë dhe është 2 pikë larg vendit të hundit dhe 13 larg vendit të parë.

CSKA-ja e Moskës ndodhet në vend të parë me 20 pikë në tetë ndeshje e ndjekur nga Zeniti me tri pikë më pak. Anderlehti ka arritur që të grumbulloj 15 pikë në shtatë ndeshje, dhe është skuadra që ka shënuar më shumë me një mesatare prej 3.8 golash për ndeshje. Por ndodhet në vendin e katërt Standard liezh është e para me pikë të plota.

Olimpiakos është e para në Greqi pas katër raundesh me 12 pikë. Viktoria plzen ka 20 pikë në tetë ndeshje dhe ndodhet në vendin e dytë në kampionatin Çek.

Bazeli në shtatë ndeshje ka grumbulluar 12 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë.

Austria e Vienë pozicionohet e pesta me 12 pikë në tetë ndeshje gjasht pikë më pak se Salzburg. Kampionati Austriak ka 10 ekipe.

Ajaks është në vendin e pestë por vetëm dy pikë larg vendit të parë Zuolle, në gjashtë ndeshje ka grumbulluar 11 pikë. Sëllltiku është tri pikë larg Invernes por ka një ndeshje më pak deri më tani ka katër fitore dhe një barazim.

Steaua e Bukureshtit pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë dhe ndodhet dy pikë poshtë tri ekipeve të para, dhe ka një ndeshje më pak se vendi i parë Astra, dhe dy ndeshje më pa se vendi i dytë dhe i tretë.

/Start/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here