Ebola në Maqedoni, vdes një i infektuar, rrezik për Europën

Autoritetet Maqedonase  janë vënë në alarm pas vdekjes së një shtetasi britanik, i cili dyshohej se ka qenë i infektuar me virusin vdekjeprurës, Ebola. Menjëherë pas shfaqajes së dyshimeve autoritetet mbyllen hotelin ku po qëndronte turisti britanik dhe  vendosën  personelin  në karantinë. Ministri i shëndetsisë konfirmoi se shtetasi britanik kishte ardhur në Maqedoni  në 2

Autoritetet Maqedonase  janë vënë në alarm pas vdekjes së një shtetasi britanik, i cili dyshohej se ka qenë i infektuar me virusin vdekjeprurës, Ebola. Menjëherë pas shfaqajes së dyshimeve autoritetet mbyllen hotelin ku po qëndronte turisti britanik dhe  vendosën  personelin  në karantinë.

Ministri i shëndetsisë konfirmoi se shtetasi britanik kishte ardhur në Maqedoni  në 2 tetor  dhe ishte dërguar në spital  ditën e enjte rreth  orës 9 të mëngjesit, ku humbi jetën disa orë më vonë. Ministri Maqedonas shprehet i frikësuar në lidhje me përhapjen e sëmundjes në  Europë. Ndërkohë një eksperte e sëmundjeve infektive në Maqedoni konfirmon se individi ka shfaqur pa asnje dyshim të gjitha shenjat e Ebolës.

Një  përgjegjës i qeverisë  tha   më vonë  se autoritetet e shëndetësisë  nuk e kishin dhënë ende konfirmimin zyrtar në lidhje me vdekjen e pacientit i  cili dyshohej se vuante nga Ebola, por në bazë të protokollit të OBSH,autoritetet mjekësore duhet të veprojnë menjëherë   për të izoluar individët të cilët kanë qenë në konflikt  me pacientin.

/Arjola Hajdini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar