Bajram Ahmati ka ndërmarrë vendimin fatal, pasi ishte fyer nga shokët e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar para dy ditwsh në fshatin Pobrat të Elbasanit, ku i riu është gjetur i varur nga vetë nëna e tij. “Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte, kështu që nuk qëndroi shumë me ne
Bajram Ahmati ka ndërmarrë vendimin fatal, pasi ishte fyer nga shokët e tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar para dy ditwsh në fshatin Pobrat të Elbasanit, ku i riu është gjetur i varur nga vetë nëna e tij.
“Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte, kështu që nuk qëndroi shumë me ne dhe u fut në dhomën tjetër”, pohon e ëma, duke shtuar se të birin e kishte parë edhe në ëndërr.
Shokët e viktimës kanë sqaruar në polici se dy ditë më parë e kanë fyer atë, duke iu drejtuar me fjalët: “ti je si femër”, por gjithmonë duke mos menduar se Bajrami do të ndërmerrte një akt të tillë.
Nga informacionet e mbledhura deri më tani mësojmë se i riu prej disa javësh ishte bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas të afërmve, adoleshenti njihej si person shumë i urtë dhe i mbyllur. /Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *