E qeshura, ilaç për sëmundje

0

Të qeshësh është ilaçi më i mirë për zemrën. Në bazë të studimeve të ndryshme që janë kryer kohët e fundit, ka rezultuar se e qeshura sjell përfitime të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike. Duhet të qeshni sa më shumë, kjo pasi redukton stresin mendor, ofron përmirësim përpersonat me artrit.

Ajo çfarë ne e themi shpesh dhe nuk duhet ta harroni lidhet me faktin se e qeshura na mban më të rinj dhe më të bukur, rregullon frymëmarrjen. Ndonëse nuk do ju kishte shkuar aspak ndër mënd, e qeshura ndihmon për të luftuar alergjitë dhe astmën, sikundër ndihmon diabetikët.

Shpesh, për çështje të caktuara ne kemi luhatje të gjëndjes sonë emocionale, ndaj tashmë na hyn në punë e qeshura, duke mbajtur nën kontroll gjëndjen e humorit. Anët pozitive janë të shumta dhe ndër to bën pjesë dhe si ne të luftojmë stresin. Eqeshura ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia, ndihmon për të kaluar dhimbjen, zhduk frikën dhe ankthin. Mbi të gjitha, lufton stresin në punë.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here