Nga Xhesika Balliu Përgjatë vitit që shkoi, ne si qënie njerëzore, jemi vënë përballë një sfide të madhe, siç është ajo e ruajtjes së shëndetit, por jo vetëm shëndetit tonë, por edhe të atij të të tjerëve. Ky lloj ndërgjegjësimi erdhi si pasojë e virusit i cili pushtoi dhe izoloi për muaj me rradhë të
Nga Xhesika Balliu
Përgjatë
vitit që shkoi, ne si qënie njerëzore, jemi vënë përballë një sfide të madhe,
siç është ajo e ruajtjes së shëndetit, por jo vetëm shëndetit tonë, por edhe të
atij të të tjerëve. Ky lloj ndërgjegjësimi erdhi si pasojë e virusit i cili
pushtoi dhe izoloi për muaj me rradhë të gjithë botën, duke u bërë kështu edhe
si temë kryesore e çdo tavoline dhe çdo bisede mes njerëzve.
Por vendosja në rend të parë e çështjes së virusit, ka çuar në zbehjen e
çështjeve të tjera më të rëndësishme, të cilat kanë nevojë për një trajtim
ndoshta më specifik nga organet përkatëse.
Në ditën e fundit të vitit 2020 të gjithë ne uruam që ai vit të marrë me vete çdo gjë të keqe e cila do të dëmtonte secilin prej nesh, në një mënyrë apo një tjetër. Viti 2020 nëse do të flasim për vendin tonë, jo vetëm që nuk i mori të këqijat, por mesa duket ka lënë një dozë të konsiderueshme të tyre prezente, të cilat u pasqyruan që në ditën e fundit të vitit 2020, ditë në të cilën u raportuan humbje jete, por tashmë jo më prej infektimit nga Covid, por nga vrasjet dhe aksidentet e ndodhura brenda asaj dite, raste të cilat nuk u ndalën në asnjërën nga ditët e muajit Janar të vitit 2021. Në thuajse çdo edicion infromativ, përgjatë këtyre ditëve, janë raportuar jo vetem vdekjet si pasojë e infektimit me Covid, por edhe vdekjet apo plagosjet si shkak i aksidenteve rrugore, përplasjeve me armë apo vjedhjeve.
Nëse do të duhet të ndalemi specifikisht tek njëri prej shkaktarëve të vdekjeve do të ishin aksidentet rrugore, të cilat mund t’i konsiderojmë si burimi kryesor i humbjeve të një numri të konsiderueshëm të jetëve, gjatë 31 ditëve të para të këtij vit. Gjatë muajit Janar, në vetëm katër ditët e para të tij, si rezultat ti aksidenteve janë raportuar 4 të vdekur dhe 7 të plagosur, ndërkohë nëse do të na nevojitej një raport paraprak i përgjithshëm mbi aksidentet rrugore dhe pasojat e tyre, do të na vinte përballë një bilanci jo fort të kënaqshëm, për të evituar etiketimet e dëgjuara apo lexuara gjatë raportimeve nga mediat, si ato tradicionale dhe media e shkruar apo online. Në total, në rrugët e vendit tonë, janë shënuar 130 aksidente, ku si pasojë e tyre, kanë gjetur vdekjen 23 persona dhe janë regjistuar rreth 158 plagosje. Nga një vështrim i përgjithshëm dhe pa u ndalur konkretisht tek opinionet e ekspertëve, mund të themi se shkaqet kryesore duket të jenë shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i alkoolit, por gjithashtu edhe kushtet atmosferike.
Lidhur me këtë çështje, një rol të rëndësishëm zënë edhe mendimet e ekspertëve të fushës të cilët referojnë shkaqet që cojnë në regjistrimin e një numri të shumtë të aksidenteve. Këta të fundit shprehen se aksidentet kanë ndodhur si pasojë e një kombinimi faktorësh, duke përmendur faktorët që vijnë nga pakujdesia e shoferëve, por nuk lënë pas as sinjalistikën rrugore. Duke u ndalur tek çështja e pakujdesisë nga ana e shoferëve, vlen të përmendet si shkak parësor, tejkalimi i shpejtësisë mbi normat e lejuara, si dhe parakalimet e gabura.
Më qartësisht eksperti Artur Sulçe shprehet se “ Mendoj
që ka ndikuar tejkalimi i shpejtësisë mbi normat, por edhe norma të tjera të
sjelljes që nuk zbatohen nga përdoruesit e rrugës, siç janë parakalimet e gabuara. Në parakalimet e gabuara kjo vjen
për dy arsye. E para është kultura e vogël e sigurisë rrugore dhe respekti i
vogël që kanë këta përdorues rruge për jetën, dhe në raste të veçanta parakalimi
ngatërrohet edhe për shkak të mungesës së koherencës së sinjalistikës në vende
të caktuara ”
gjithashtu shton se “ problemet
e sinjalistikës kanë qenë në një shkallë më të vogël, në raport me
mospërshtatjen e normave të sjelljes të përdoruesve të rrugës ” .
Ndërkohë një tjetër prej ekspertëve nxjerr në pah ndikimin që ka patur pandemia
edhe tek drejtuesit e mjeteve duke theksuar se “ Jemi në
një situatë pandemie. Edhe pandemia ndikon te drejtuesit e mjeteve. Humbin
vëmendjen, humbin shikimin, humbin dëgjimin “ kjo
për shkak të rëndesës psikologjike të tyre gjatë kësaj periudhe.
Ajo çka është e rëndësishme të përmendet është, një farë mungese e prezencës së organit të policisë në të gjithë këtë situatë. Nëse do ti referohemi webit të policisë së shtetit, raportimet mbi aksidentet rrugore janë të pakta , ndonëse këto të fundit për fatin e keq kanë qenë të shumta. Në webin e tyre, shfaqet një mesazh sensibilizues për shoferët, por nuk mungojnë raportimet mbi masat e marra për drejtuesit të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.
Por duhet të përmendim faktin që çështja është më serioze se kaq, vëmendja nga organet kompentete dhe media duhet të jetë akoma më e madhe sepse shifrat janë të frikshme, dhe nuk duhet të zbehen nga prania e virusit në vend.
Lidhur me këtë situatë, të dhënat që jepen janë të ndryshme, duke nxjerrë një bilanc akoma të pakonfirmuar. Instat së fundi ka nxjerrë të dhënat konkrete mbi aksidentet duke pasqyruar në mënyrë të detajuar shifrat dhe gjithashtu duke i vendosur në pozicion krahasimor me Janarin e vitit 2020. Në dokumentin e nxjerrë prej tyre thuhet se: “Në muajin Janar 2021 numërohen 125 aksidente rrugore nga 93 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2020, duke u rritur me 34,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “ Sipas Instat bilanci i të aksidentuarve për muajin Janar 2021 është 165 persona, ku përfshihen personat e vdekur dhe të plagosur njëkohësisht, në ndryshim nga viti 2020, ku numri i aksidentuarve arrinte shifrën 122 persona, duke shënuar një rritje prej 35. 2%. Dhe nëse do ti referoheshim numrit të të vdekur, nga aksidentet rrugore, në muajin Janar 2021 janë shënuar 22 të vdekur, ndryshe nga viti 2020 që bilanci i të vdekurve ishte 17 persona. Në dokument thuhet gjithashtu se “Në muajin Janar 2021, aksidentet rrugore, në 80,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 28,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 45,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.”
Aksidentet rrugore dhe numri i të aksidentuarve sipas gjinisë, Janar 2021
Periudha | Aksidente Gjithsej | Të vdekur/Femra | Të vdekur/Meshkuj | Të plagosur/Femra | Të plagosur Meshkuj |
Janar – 2020 | 93 | 6 | 11 | 37 | 68 |
Janar – 2021 | 125 | 4 | 18 | 45 | 98 |
Ndryshimi Vjetor (%) | 34,4 | -33,3 | 63,6 | 21,6 | 44,1 |
Aksidentet rrugore dhe numri i të vdekurve sipas përdoruesve të rrugës, Janar 2021
Periudha | Aksidente si pasosjë e sjelljes e drejtuesve të mjeteve | Aksidente si pasosjë e sjelljes e këmbësorëve | Vdekje si pasosjë e sjelljes e drejtuesve të mjeteve | Vdekje si pasosjë e sjelljes së këmbësorëve |
Janar – 2020 | 74 | 19 | 13 | 4 |
Janar – 2021 | 100 | 25 | 21 | |
Ndryshimi Vjetor (%) | 35,1 | 31,6 | 61,5 | -75,0 |
Duke u bazuar në mendimet e ekspertëve dhe gjithashtu në raportin e nxjerrë nga Instituti i statistikave, përgjegjësia apo barra më e madhe për kryerjen e akisdenteve bie më shumë mbi drejtuesin e mjetit se sa mbi problemet e sinjalistikës rrugore, nga ku arrijmë të kuptojmë që vigjilenca e drejtuesve duhet të jetë e dyfishtë, por kjo e fundit duhet të mbështetet edhe nga vigjilenca edhe e vetë këmbësorëve. Mund të themi se akisdentet kanë ndodhur kryesisht si pasojë e pakujdesisë, duke mos lënë pa specifikuar që përdorimi i celularëve si nga ana e këmbësorëve ashtu edhe nga ana e drejtuesve të automjeteve ka një ndikim kyç në mungesën e vëmendjen teksa drejton mjetin apo teksa kalon rrugën.
Është e rëndësishme që të përmendim dhe të arrijmë të ndërgjegjësohemi rëndësinë e jetës dhe të tregohemi të përgjegjshëm për çdo gjë të cilën në një formë apo në një tjetër është në dorën tonë për tu kontrolluar.
Burimet
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *