E gjithë bota me duar në zemër. Vetëm 4 metra larg nga Juleni i vogël.

0

Para disa ditësh, gjatë një shëtitjeje me prindërit e tij në Tolan, Magala në Spanjën Jugore  ra në një pus nafte Juleni i vogël.

Prej 11 ditësh vogëlushi gjendet në pusin e errët, nuk dihet nëse  ka mbjetuar.  Ditët e para kishte shumë shpresa se Juleni kishte mbjetuar por sa më shumë kohë ka kaluar shpresat e tij se mund t’ia ketë dalë janë të pakta.

julen-4-696x522-1

Mësohet se minatorët specialë  janë duke u përgatitur  për të lidhur boshtin me vendin ku ndodhet dy vjeari dhe se ata ndodhen 4 metra larg vendit ku ra vogëlushi.

Qindra njerëz janë në vend për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit dhe shumë kompani kanë dhuruar paisje të specializuara.

Mësohet se minatorët janë një orë larg për të zbuluar nëse dy vjeçari ka mundur t’ia dali të mbjetojë.

Arsyeja e zgjatjes së këtij misioni ka qënë vështirsia e terrenit. Për shkak të tij,  minatorët janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla.

Ndërsa prindërit e Julenit janë në gjendje të rënduar psikologjike. Para një viti çiftit ju ka vdekur një fëmijë tre vjeçar nga zemra papritur, ndërsa lunate  buzë liqenit.

Nëse Juleni i vogël nuk del gjallë nga ai pus kjo do të jetë tragjedia e dytë për  familjen e të voglit.

Gentjana Baçi

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here