Autoritetet kosovare do të këmbëngulin në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta për varreza massive, në Serbi. KTV raporton se prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet
Autoritetet kosovare do të këmbëngulin në ekzaminimin e disa lokacioneve të dyshimta për varreza massive, në Serbi.
KTV raporton se prioritet për këtë vit mbetet vazhdimi i gërmimeve në Rudnicë, aty ku u gjetën disa mbetje mortore. Megjithëse pala kosovare kishte bërë kërkesë që ekzaminimi i mbetjeve mortore të bëhej në Prishtinë, ai pritet të bëhet në Beograd, me praninë e ekspertëve kosovarë dhe atyre të EULEX-it.
Komisioni qeveritar për persona të pagjetur konfirmon se gjatë vitit mund të kërkohet rishqyrtimi i Batajnicës. Takimi i grupit punues për të zhdukurit do të mbahet në fillim të shkurtit në Prishtinë.
Ndërkohë, nga lufta e fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1.700 personave.
Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet kosovare filluan gërmimet për varreza masivë në Rashkë të Serbisë
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *