Leo Osmani i dyshuari kryesor për masakrën e Vlorës

Vlorë (I përditësuar) Leo Osmani është i dyshuari kryesor për ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku u vranë 3 persona mes tyre dhe një femër. Burime nga policia bëjnë me dije se Leo Osmani është një nga të dyshuarit pasi ka pasur një konflikt me viktimen Sokol Osmani i cili ka qenë dhe shënjestra e

Vlorë (I përditësuar) Leo Osmani është i dyshuari kryesor për ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku u vranë 3 persona mes tyre dhe një femër.

Burime nga policia bëjnë me dije se Leo Osmani është një nga të dyshuarit pasi ka pasur një konflikt me viktimen Sokol Osmani i cili ka qenë dhe shënjestra e masakrës së djeshme. Sipas forcave blu të Vlorës dyshohet se vrasja nuk është kryer vetëm nga Leo Osmani, por edhe nga një shok i tij. Ndërkohë në Rajon vijojnë pyetjet për personat e dyshuar në këtë ngjarje.

9:19 Dy persona janë të dyshuar deri më tani për vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë. Të dyshuarit janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga forca e ndërhyrjes së shpejtë Renea.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje edhe dy persona të afërt me viktimën.

Burime nga forcat blu bëjnë me dije se të afërm të Sokol Isufaj janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Sot në orën 14:00 pitet të bëhet varrimi i 17-vjeçarit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar