Dy këngët e para të Elvis Presleyt shiten 240 mijë dollarë

0

Regjistrimi i dy këngëve të para të Elvis Presley u shit dje në Memfis për 240 mijë dollarë, në ditën kur këngëtari i madh kishte 80-vjetorin e lindjes.

Një blerës i panjohur bleu këngët ”My Happiness” dhe ”That’s Ëhen Your Heartaches Begin”, këngët e vetme të regjistruara në vitin 1953, kur Presley ishte vetëm 18 vjeç. ”Ky regjistrim filloi karrierën e pandalshme të Presleyt”, tha biografi i tij, Bobbie Ann Mason.

Presley pagoi vetëm katër dollarë për regjistrimin e këngëve të tij në studion ”Memphis Recording Service” si dhuratë për ditëlindjen e nënës së tij.

Elvis Aaron Presley u lind në Tupelo, Misisipi, më 8 janar 1935 dhe vdiq më 16 gusht 1977. Megjithëse kanë kaluar 38 vjet nga vdekja e tij, ai mbetet një nga këngëtarët më të shitur në botë.

Deri tani janë shitur 134,5 milionë albume, i dyti pas ”Beatles”-ave me 178 milionë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here