Durrësi, port jahtesh me koncesion

Durrësi, port jahtesh me koncesion

Në Durrës do të ndërtohet një port i ri, të cilin do e marr me koncencion një firmë private, e cila do ta shfrytëzoj më pas portin e jahteve. Koncesioni do të jetë i formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit. Vendi i parashikuar për ndërtim ndodhet në zonën që njihet si “Ura

Në Durrës do të ndërtohet një port i ri, të cilin do e marr me koncencion një firmë private, e cila do ta shfrytëzoj më pas portin e jahteve. Koncesioni do të jetë i formës ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit.

Vendi i parashikuar për ndërtim ndodhet në zonën që njihet si “Ura e Dajlanit” në Durrës. Porti do të jetë ngjitur në portin e madh dhe në afërsi të kryqëzimit të rrugëve kryesore të vendit.

Qeveria shqiptare  nuk jep shumë detaje për vendimin që ka të bëj më kushtet që do të vendosë shteti shqiptar për veprën, por bën të ditur se autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të ndërtimit të portit të jahteve pranë Urës së Dajlanit, Durrës, është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Në vendim thuhet se bonusi prej 8 %  të pikëve do të jetë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar