Durrës, vritet në mënyrë mafioze një 36-vjeçar

Durrës, vritet në mënyrë mafioze një 36-vjeçar

Një vrasje e stilit mafioz ka ndodhur ditën e martë në zonë e “Shkëmbit të Kavajës”, ku mbeti i vdekur 36-vjecari Elvis Dedej. Ngjarja është shënuar rreth orës 18:30, ndërsa viktima po udhëtontë me automjetin e tij tip BMW me targa AA 481 CT. Ai ka mbetur i vrarë në vend nga breshëria e 60

Një vrasje e stilit mafioz ka ndodhur ditën e martë në zonë e “Shkëmbit të Kavajës”, ku mbeti i vdekur 36-vjecari Elvis Dedej.

Ngjarja është shënuar rreth orës 18:30, ndërsa viktima po udhëtontë me automjetin e tij tip BMW me targa AA 481 CT. Ai ka mbetur i vrarë në vend nga breshëria e 60 plumbave të lëshuar drejt tij.

Sipas burimeve policore, atenatorët e kanë ndjekur viktimën që para se të hynte në rrugën dytësore, pra që në dalje të Kavajës dhe pasi kanë gjetur një vend të përshtatshëm për të kryer atentatin e kanë asgjesuar atë.

Atentatorët kanë hasur me rezistenën e viktimës gjatë atentatit, pasi ky i fundit ka shtuar shpejtësinë e mjetit për t`iu shmangur vrasjes, por autorët kanë qëlluar drejt gomave të automjetit duke bërë që ai të ndalojë. Më pas 36-vjecari ka marrë 12 plumba në kokë dhe trup, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhërshme.

Sipas dëshmitarëve të rastit, tre personat që kanë ekzekutuar Elvis Dedejn kanë qënë në një mjet me targa të Kosovës dhe janë larguar nga vendngjarja për në drejtim të qytetit të Durrësit.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar