Durrës, sekuestrohen 8 kg lëndë narkotike me destinacion Italinë

0

Një shtetas shqiptar u arrestua teksa tentonte të kalonte portin e Durrësit me rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se Avni Rustemi, 43 vjeç, banues në fshatin Shtoi i Ri, Shkodër është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Peugot me targa AP921PL në pronësi të tij, u gjendën 14 pako të mbështjella me ngjitëse brenda të cilave kishte përmbajtje pluhuri ngjyrë bezhë, që për nga aroma dhe karakteristikat fzika ngjason me lëndën narkotike heroinë.

Nga peshimi rezultoi me masë 7kg e 939.75 gramë, lëndë e cila kishte si destinacion shtetin Italian.

Në cilësinë e provës materiale krahas lëndës narkotike u sekuestrua shuma prej 120 euro, 2 aparate telefonike, 2 karta sim si dhe automjeti me targa AP921PL.

 

/Rovena Dupi/          

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here