Durrës, projekt për kursimin e energjisë me panele diellore

Durrës, projekt për kursimin e energjisë me panele diellore

Bashkia e Durrësit po i kushton një rëndësi të veçantë paneleve diellore, tashmë jo vetëm për ngrohje, por edhe për ftohjen e ambjenteve. Objekti i studimit me karakter ndërkombëtar i inkuadruar në projektin ‘’Adriacold’’ është përqëndruar në objektet që kanë shumë të nevojshme ftohjen e ambjenteve gjatë muajve të verës, ku përfshihen godina publike, tregtare,

Bashkia e Durrësit po i kushton një rëndësi të veçantë paneleve diellore, tashmë jo vetëm për ngrohje, por edhe për ftohjen e ambjenteve.

Objekti i studimit me karakter ndërkombëtar i inkuadruar në projektin ‘’Adriacold’’ është përqëndruar në objektet që kanë shumë të nevojshme ftohjen e ambjenteve gjatë muajve të verës, ku përfshihen godina publike, tregtare, bujqësore, blektorale, gjithashtu qendrat e prodhimit e magazinimit të produkteve ushqimore.

Ky projekt është një bashkëpunim i frytshëm midis Bashkisë së Durrësit dhe Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit ”Aleksandër Moisiu”. Projekti  drejtohet nga ing. Sokol Kokomani, drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit në Bashkinë e Durrësit dhe po realizohet në bashkëpunim me Dekanin e Fakultetit të Studimeve Profesionale Dr. Ing Mehdi Shehu dhe pedagogun e këtij fakulteti ing.

Sondazhet teknike janë kryer mbi 20 objekte të ndryshme, ku janë përzgjedhur disa hotele të qytetit të Durrësit dhe të zonës bregdetare të plazhit të Shkëmbit të Kavajës, supermarkete të ndryshme, kopshte fëmijësh, shkolla, një pjesë e ambienteve të Universitetit “Aleksandër  Moisiu”, ferma blegtorale “Rramilli 04” në Gjepalaj, Shijak, shtypshkronja, magazina frigoriferike në Fushë Krujë etj.

Ky projekt i ndërmarrë nga Bashkia e Durrësit premton një kursim të madh të energjisë elektrike në një të ardhme të afërt.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar