Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me 500 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativ paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ndërkohë forcat blu bëjnë me dije se tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në trafikimin e drogës janë shpallur në kërkim Finalizimi i ditës së sotme ishte rezultat i një
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me 500 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativ paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ndërkohë forcat blu bëjnë me dije se tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në trafikimin e drogës janë shpallur në kërkim
Finalizimi i ditës së sotme ishte rezultat i një hetimi disa mujorë i koduar “SFIDA” nga Struktura Antidrogë e Policisë së Durrësit. Mjeti furgon u sekuestrua në zonën e plazhit në orën 02:30 të shtunën.
Emrat e të arrestuarve janë Gentian Malindi, 36 vjeç banues në zonën e plazhit, Durrës si dhe Elvis Bardhi, 32 vjeç banues në qytetin e Elbasanit. Droga u kap në furgonin e mallrave tip “Benz” me targa AA 938 AE. Rasti i ka kaluar Prokurisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.
Nga hetimet e kryera mësohet se droga vinte nga Lazarati, një pjesë e drogës ishte e destinuar për tregun vendas dhe pjesa tjetër do të eksportohej në shtetin fqinj, Itali.
Policia është vënë në punë për zbardhjen e rrjetit të drogës si dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.
/Marenglen Kume/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *