Dy kambistë janë plagosur dhe janë vjedhur paratë që kishin me vete nga persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qëndër të qytetit të durrësit, ku rrinë kambistat. Sipas forcave blu të qytetit të Durrsit, aktti është kryer nga disa persona të armatosur të cilët udhëtonin me një makinë tip foristrad “Land
Dy kambistë janë plagosur dhe janë vjedhur paratë që kishin me vete nga persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qëndër të qytetit të durrësit, ku rrinë kambistat.
Sipas forcave blu të qytetit të Durrsit, aktti është kryer nga disa persona të armatosur të cilët udhëtonin me një makinë tip foristrad “Land Rover” me targa angleze. Ata ndaluan në qëndër të qytetit ku ndodheshin e dhe kambistët dhe nën kërcënimin e armëve u kërkuar paratë. Mësohet se kambistët kanë bërë rezistenc, por janë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas u janë marrë të gjitha paratë që kishin me vete.
Sipas dëshmitarve okularë, grabitësit janë larguar me një makinë më xhama të zinj dhe që kishte sinjal policie.
Kambistët Edmond Sollaku dhe Arben Çuni janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.
Policia e qytetit bregdetar po punojnë për kapjen e grabitësve, ku kan ngritur postoblloqe në çdo rrugë hyrëse dhe dalëse të qytetit.
/Marenglen Kume/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *