Policia kufitare e portit të Durrësit sekuestroi gjatë natës 49.7kg drogë, ndërsa është ndaluar edhe një 30-vjeçar. Burime nga policia bëjnë të ditur se droga është gjetur në automjetin tip trajler me targa DR 2494, e cila kishte si destinacion shtetin fshinj, Itali. Lënda narkotike ishte e ndarë në 45 pako e fshehur në brendësi
Policia kufitare e portit të Durrësit sekuestroi gjatë natës 49.7kg drogë, ndërsa është ndaluar edhe një 30-vjeçar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se droga është gjetur në automjetin tip trajler me targa DR 2494, e cila kishte si destinacion shtetin fshinj, Itali. Lënda narkotike ishte e ndarë në 45 pako e fshehur në brendësi të automjetit të ngarkuar me pllaka guri.
Mësohet së është ndalur Erion Alushi, 30 vjeç, i cili është pronar i kompanisë në pronësi të automjetit, ndërsa trajleri drejtohej nga një 54 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë çështja ka kaluar për hetim në Prokurorinë e Krimive të Rënda, në Tiranë.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *