Durrës, mbytet punonjësi 25-vjeçar

Durrës, mbytet punonjësi 25-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek porti i ri i peshkimit në Durrës ku humbi jetën i identifikuari Millan Sinjari. Burimet e policisë u njoftuan nga punonjës të tjerë të portit për zhdukjen e kolegut te tyre, e cila më pas arriti në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake, i riu hyri të lahej në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek porti i ri i peshkimit në Durrës ku humbi jetën i identifikuari Millan Sinjari.

Burimet e policisë u njoftuan nga punonjës të tjerë të portit për zhdukjen e kolegut te tyre, e cila më pas arriti në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, i riu hyri të lahej në det por nuk ka mundur të dalë më prej andej.

Pas shumë kërkimesh, polumbarët nxorrën trupin e pajetë të 25-vjeçarit. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar