Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një fëmije 3 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së ashensorit në një pallat 10 katësh, në lagjen numër 1. Burime nga vendi i gjarjes bëjnë me dije se në pallat është dëgjuar një zhurmë e
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një fëmije 3 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së ashensorit në një pallat 10 katësh, në lagjen numër 1.
Burime nga vendi i gjarjes bëjnë me dije se në pallat është dëgjuar një zhurmë e madhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit. Pas kontrollit në ashensorin e rrëzuar janë gjetur dy fëmijë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup. Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit, por vajza nuk arriti të mbijetojë ndërsa kushëriri i saj është në gjendje të rëndë.
Mësohet se fëmijët kanë qenë të pashoqëruar, ndërsa shkak i rënies së ashensorit ka qenë shkëputja e kovave mbajtëse të tij, që i ka marrë dhe jetën 3 vjeçares.
Sipas banorëve, të cilët banojnë në këtë pallat, të ndërtuar vitet e fundit , nuk kishte administrator për kontrollin periodic që i bëhet gjendjes e teknologjik të ashensorit.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *