Durrës, grabiten dhe plagosen 3 kambistë

  Tre kambistë janë grabitur  dhe  janë plagosur sot  në qendër të qytetit të Durrësit . Ngjarja ka ndodhur te tregu i valutës në  sheshin “Pranvera” në Durrës, ku tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë me shenja policie kanë grabitur kampistët, Edmond Sallaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala. Sipas informacioneve të para,

 

Tre kambistë janë grabitur  dhe  janë plagosur sot  në qendër të qytetit të Durrësit . Ngjarja ka ndodhur te tregu i valutës në  sheshin “Pranvera” në Durrës, ku tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë me shenja policie kanë grabitur kampistët, Edmond Sallaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala. Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë zbritur nga një makinë tip “Land Rover” me targa angleze, të veshur ushtarak dhe janë afruar kampistëve.

Policia ka mësuar se, Edmond Sallaku, i cili është edhe kambisti që ka mbetur i plagosur ka pasur edhe çantën me para. Në kohën kur janë sulmuar, dy kambistët e tjerë, Çuni dhe Lala, kanë bërë rezistencë, ndërsa Sallaku mësohet se është larguar me vrap.

Grabitësit duke parë largimin e tij, me një çantë në dorë, e kanë ndjekur atë dhe në momentin që e kanë arritur e kanë goditur me qytën e një arme të llojit kallashnikov dhe i kanë marrë shumën e parave, që ende nuk është mësuar se sa është.

Menjëherë sapo kanë marrë informacionin, forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar.  Gjatë ndjekjes, autorët e grabitjes kanë përplasur edhe makinën e policisë në Sukth, në kohën kur uniformat blu ishin duke i ndjekur nga pas. Kambisti i plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar