Durrës, gjendet e mbytur në rezervuarin e Spitallës një 52-vjeçare

Durrës, gjendet  e mbytur në rezervuarin e Spitallës një 52-vjeçare

Gjendet një grua e mbytur në rezervuarin e lagjes 15 një ditë më parë në Spitallë Durrës. Sipas policisë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes ,viktima është  identifikuar me emrin Firuze Stafa, 52 vjeç banore e zonës. Nga vëzhgimi i trupit të pajetë, policia bën

Gjendet një grua e mbytur në rezervuarin e lagjes 15 një ditë më parë në Spitallë Durrës.

Sipas policisë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes ,viktima është  identifikuar me emrin Firuze Stafa, 52 vjeç banore e zonës.

Nga vëzhgimi i trupit të pajetë, policia bën me dije se nuk janë  gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke hedhur  dyshimet se gruaja të jetë vetmbytur në rrethana ende të paqarta.

Trupi i pajetë i 52-vjeçares është dërguar për ekzaminimin e duhur në morgun e spitalit Rajonal Durrës.

Do të jenë mjekët e ekzpertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes  së gruas së gjetur në ujrat e rezervuarit të Spitallës.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar