Durrës, festival mbi muzikën mesjetare

Durrës, festival mbi muzikën mesjetare

Muzikantë dhe studiues shqiptarë organizuan këto ditë në Durrës një festival mbi historinë e muzikës mesjetare shqiptare. Për afro një javë instrumentistë dhe këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajtën për herë të parë pjesë të kompozitorevë të njohur shqiptarë Jan Kukuzeli dhe Gjergj Lapacaja. Ky festival u zhvillua në vende të ndryshme

Muzikantë dhe studiues shqiptarë organizuan këto ditë në Durrës një festival mbi historinë e muzikës mesjetare shqiptare.

Për afro një javë instrumentistë dhe këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajtën për herë të parë pjesë të kompozitorevë të njohur shqiptarë Jan Kukuzeli dhe Gjergj Lapacaja. Ky festival u zhvillua në vende të ndryshme çdo natë si: në amfiteatro, kisha, shkolla ashtu edhe në sheshe të Durrësit të lashtë.

Ndërkohë sot, një grup muzikantësh shqiptarë, të shoqëruar nga kolegë nga Spanja, Franca dhe Hollanda, sapo kanë përfunduar në Durrës festivalin: “Netët e muzikës klasike”, i cili iu kushtua historisë së muzikës shqiptare.

Ky edicion i gjashtë i kësaj natyre u zhvillua rreth temës: “Durrësi, 700 vjet muzikë nga Kukuzeli në ditët e sotme”. Pjesëmarrëse në këto koncerte ka qenë edhe Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, shtatë artistë durrsakë që punojnë në Shqipëri dhe në Europë dhe kori i Filarmonisë së Kosovës, me solistët Adelina Paloja, Riad Ymeri, Misbah Kaçamaku që interpretuan veprat e Kukuzelit.Ajo që suprizoi me muzikën mesjetare shqiptare ishin pjesët që vinin për herë të parë në Shqipëri si: “Antifonari” i Gjergj Lapacajës i vitit 1532.
Për t’u vlerësuar ishte profesionalizmi i stafit organizator të këtij festivali, që me përkushtimin e tyre zhvendosnin në vende të ndryshme, skenën e festivalit.

Ndër të tjera gjatë koncerteve u publikuan edhe studime mbi Jan Kukuzelin dhe Durrësin në mesjetën e herëshme, si edhe punën 35 vjeçare në muzikë dhe matematikë të Gjergj Danush Lapacajas.

Lapacaja ka qenë një ndër personalitetet shkencore më të njohura në perëndimin mesjetar, ku një nga traktatet e matematikës shkruar prej tij në vitin 1542 u ribotua për më shumë se 250 vjet. “Netët e muzikës klasike” zhvillohet prej 10 vjetësh në Durrës dhe kjo falë angazhimit të pandërprerë të artistëve shqiptarë, të cilët, kthehen nga Europa për të dhënë koncerte në vendin e tyre.

/Bekim Bici/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar