Durrës, BERZH vendimi për kredinë pas dy muajsh

0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) brenda këtij viti do të vendosë lidhur me kredinë që do të mundësojë zbatimin e projektit për thellimin e pjesës nënujore të basenit, pranë kalatave si dhe kanalit hyrës në portin e Durrësit.

Drejtoria ekzekutive e Autoritetit Portal Durrës,sha në njoftimin e dhënë për Vendimin e dhënë nga (BERZH)  i referohet buletinit të fundit, ku BERZH-i njofton se miratimi përfundimtar për dhënien e kredisë pritet të shpallet më 10 dhjetor 2013.

Projekti i propozuar kërkon financimin për thellimin e kanalit hyrës dhe basenit portual në portin e Durrësit, gjë që mundëson hyrjen dhe bregëzimin e anijeve 30-mijë tonësh apo me një ngarkesë prej 1 700 njësish kontejnerike.

Thellimi i portit të Durrësit pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në trafikun detar të anijeve tregtare, duke rritur interesimin e vendeve të rajonit për volume të mëdha transporti nëpërmjet portit më të madh të vendit tonë.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here