Durrës, arrestohen autorët e vrasjes së dy të moshuarve

Durrës-Dy prej autorëve të vrasjes së dy grave të moshuara nga Durrësi  janë arrestuar. Ngjarja ndodhi në mesnatën e 2 shtatorit 2014, ku të rinjtë ushtruan dhunë ndaj Gjenovefa dhe Elsa Vava, kunata me njëra-tjetrën. Dhunuesit kanë qenë tre, por vetëm dy prej tyre janë arrestuar. Të arrestuariit e dyshuar janë Velson Elmasi, 28 vjeç,

Durrës-Dy prej autorëve të vrasjes së dy grave të moshuara nga Durrësi  janë arrestuar. Ngjarja ndodhi në mesnatën e 2 shtatorit 2014, ku të rinjtë ushtruan dhunë ndaj Gjenovefa dhe Elsa Vava, kunata me njëra-tjetrën. Dhunuesit kanë qenë tre, por vetëm dy prej tyre janë arrestuar.

Të arrestuariit e dyshuar janë Velson Elmasi, 28 vjeç, nga Elbasani i denuar më parë me 4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë. Artur Kacanolli, 28 vjeç, nga shijaku, i padënuar më parë dhe i dyshuar më parë si bashkëpunëtor dhe për mbajtje paleje të monucioneve luftarake.  Nga ana tjetër është shpallur në kërkim, Indrit Shaqja, 41 vjeç bga shijaku i dënuar për krime kundër jetës dhe për ngjarje të rënda kriminale.

Dy të moshuarat janë turturuar dhe më pas janë mbytur me qese plasmasi në kokë në shtëpinë e tyre në mbrëmjen e 2 shtatorit 2014. Dy të moshuarat jetonin sëbashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar