Durrës, 2 të rinj vriten dhe digjen bashkë me automjetin

0

Dy të rinj janë gjetur të vdekur  mbrëmjen e  së enjtes në zonën e Kënetës, në Durrës.

Viktimat janë vrarë me plumba dhe më pas janë djegur bashkë me automjetin tip Benz me targë AA930BJ.

Viktima me inicialet Sh. K 30 vjeç dhe A.B 35 vjeç nga fshati Kamberas i Fushë Krujës u gjetën në njërën nga sendiljen e pasme të mjetit, ndërsa viktima tjetër  në bagazhin e makinës.

Shtetasi me iniciale Sh.K punonte në një gurore në Fushë Krujë, ndërsa viktima tjetër  A.B ishte banakier i një lokali në qendër të fshatit Kamberas.

Nga hetimet dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar  me armë zjarri në një banesë në Shkozet  dhe më pas janë dërguar në zonën e ish Kënetës, ku dhe i është vënë flaka makinës.

Trupat e viktimave janë nxjerrë pas orës 01:00 të mëngjesit, ndërkohë që ekpertët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vend dhe po hetojnë për këtë ngjarje të rëndë.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here