Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Duka shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit. Më tej, deputetja e Korçës shprehet se
Deputetja e PD-së, Valentina Duka në një deklaratë për shtyp ka vijuar vazhdën e akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Duka shprehet se përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit.
Më tej, deputetja e Korçës shprehet se përgjimet nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve .
“Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral. Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.”
Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, ndërkohë që akuzat janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili është shprehur se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të zgjedhjeve.
/R.Bakalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *