Duka pjesë e lojës edhe pa Ramën

Duka pjesë e lojës edhe pa Ramën

Agron Duka deklaron refuzimin e ofertës së Edi Ramës për të qenë i pesti në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Beratit. Duka e cilëson propozimin si jodinjitoz për një ish-ministër dhe kryetar grupi në hartimin e programit të Partisë Socialiste. “Nuk mu duk dinjitoze. I thashë më pas që të mundohet të shikojë

Agron Duka deklaron refuzimin e ofertës së Edi Ramës për të qenë i pesti në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Beratit. Duka e cilëson propozimin si jodinjitoz për një ish-ministër dhe kryetar grupi në hartimin e programit të Partisë Socialiste.

“Nuk mu duk dinjitoze. I thashë më pas që të mundohet të shikojë ndonjë gjë tjetër që të jetë tamam dinjitoze, jo për mua, por për atë që më ka prezantuar në publik. Edhe për faktin se PS-ja ka investuar tek unë, se në fund të fundit unë një person i thjeshtë jam, por për një ish-ministër të Bujqësisë, kryetari i grupit të punës për programin, anëtar i Asamblesë kombëtare. Unë i thashë që dua të jap një farë kontributi dhe jam i detyruar të gjej një mënyrë tjetër për qarkun e Durrësit”, thekson z. Duka për gazetën “Panorama”.

Pas kësaj ikje nga Partia Socialiste, Agron Duka ka zhvilluar një takim me Fatmir Mediun, për të qenë pjesë e kandidatëve të Partisë Republikane në qarkun e Durrësit. Kjo kërkesë është pranuar nga kryetari i PR-së.

“Bëra një takim me Fatmirin dhe i thashë që jam në një gjendje të tillë dhe dua të jem pjesë e lojës dhe nuk dua të largohem. Ai pa asnjë lloj kushti, qoftë ideor, pranoi. Unë nuk jam shumë skrupuloz dhe kur kam qenë ministër e deputet, i kam pasur shokët të majtë dhe të djathtë”, shprehet Agron Duka.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar