Duka për CNN: Do të vijojë beteja juridike dhe ajo e kombëtares në fushë në eleminatorët “Francë 2016”

Vendimi i ndërmarrë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka sjellë reagimim jo vetëm të shtyupit vendas, por edhe atij ndërkombëtar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur se ka mbetur ishokuar dhe i befasuar nga ky vendim. Duka ka folur për kanalin prestigjoz CNN : “Ishte një vendim i cili ndoshta ishte

Vendimi i ndërmarrë nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka sjellë reagimim jo vetëm të shtyupit vendas, por edhe atij ndërkombëtar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur se ka mbetur ishokuar dhe i befasuar nga ky vendim. Duka ka folur për kanalin prestigjoz CNN : “Ishte një vendim i cili ndoshta ishte paraprirë dhe që ndoshta do të ishte një lloj kompromisi i drejtësisë sportive, por gjithsesi, nuk besoja që të arrinte deri këtu. Mendoja një vendim ndryshe, një vendim që do të distanconte futbollin nga dhuna dhe do t’i jepte një mësim dhunuesve”, – thotë fillimisht Duka.

Duke e parë në një këndvështrim më të gjërë, sipas Dukës ky vendim ka dëmtuar lojën dhe perespektivën e saj duke e lënë në dorë të IVanëve. “Po thoja që, duke i hequr 3 pikë Serbisë dhe me dy ndeshje pa spektatorë, nuk mendoj se i ka shërbyer në të mirë të lojës ky vendim. Ky lloj vendimi nuk i ka dhënë një mësim dhunuesve të futbollit, por e ka lënë që ta komandojë Ivani, besoj se edhe në këto dy ndeshje pa spektatorë, Ivani do jetë në qoshe të vendit”.

Duka vazhdon edhe më tej duke theksuar se ky vendim është një dëmtim jo vetëm për Kombëtaren Shqiptare, por dëmton rëndë të ardhmen e lojës më popullore në botë. “Është një precedent i rrezikshëm mendoj për të ardhmen e futbollit, precedent që u thotë dhunuesve edhe mund t’i rrihni lojtarët, se nuk ju gjen gjë, do merrni 3 pikëshin në tavolinë. Është një gjë e papranueshme juridikisht. Jam shumë i bindur që ne kemi të drejtë, nuk e them unë, por ma kanë thënë të gjithë ekspertët dhe specialistët e fushës. Kam shumë besim se drejtësia do të vendoset dhe ky vendim do të ndryshohet nga Apeli dhe KAS”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se ende asgjë nuk mund të konsiderohet e humbur, posi do të vijojë në betejën judike, po ashtu do të vijojë edhe sfida e kombëtares kuqezi në betejën në eliminatorët e “Francë 2016”. “Nuk mund ta quajmë të humbur, sepse procesi vazhdon në 3 shkallë.” tha Duka për CNN.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar