Duhet të ishte në Spitalin Psikiatrik, por llustron këpucë për 200 lekë në ditë

Jetët e njerëzve janë nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Nganjëherë mund të jetë edhe e hidhur. E tillë është edhe për personazhin tonë, i cili edhe pse është i sëmurë, i duhet të punojë si llustraxhi për të siguruar mbijetesën e përditshme. Punon pothuajse çdo ditë në të njëjtin vënd, në

Jetët e njerëzve janë nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Nganjëherë mund të jetë edhe e hidhur. E tillë është edhe për personazhin tonë, i cili edhe pse është i sëmurë, i duhet të punojë si llustraxhi për të siguruar mbijetesën e përditshme. Punon pothuajse çdo ditë në të njëjtin vënd, në një qoshe të Bulevardit “Zogu i Parë”, afer ish-Stacionit të Trenit, në qytetin e Tiranës.

Qazim Ferrja është një ish-pacient i Spitalit Psikiatrik. Është 63-vjeç, dhe ka rreth pesë vite që e ka filluar këtë zanat. Gjatë punës së tij ai bisedon shpesh me klientët e tij, duke iu treguar atyre hallet e tij si dhe klientët i tregojnë hallet e tyre, duke u shndërruar nga një i sëmurë mendor në një “Psikolog” për klientët.

Sa vite keni që e ushtroni zanatin e llustraxhiut?
Ka pesë vjet, rreth pesë vite kam që jam detyruar të bëj këtë zanat. Por jam shumë i sëmurë, jam edhe me ilaçe, ta dish që jam edhe me ilaçe nga Spitali Psikiatrik. Ja ilaçet, të të tregoj ilaçet, ja ku i kam të gjitha në kartelën e spitalit.

Ky lloj zanati është i vetmi burim të ardhurash për ju?

Ky është i vetmi burim të ardhurash, por kam edhe një asistencë 25 mijë lekë në muaj.

Nga sa veta është e përbërë familja juaj, dhe a jeni ju i vetmi anëtar që punoni?
Nuk përbëhet nga asnjë anëtar jam i ndarë nga familja, kam tre kalamaj dhe gruaja por jam ndarë nga ata, dhe vetëm unë punoj.

Me familjen tuaj nuk keni asnjë lloj kontakti?
Kam kontakt, por jemi të gjithë fukarenj, jemi të gjithë hallexhinj, jemi të gjith njëlloj.

Si e kaloni ditën tuaj?
Ja kshu, me siklete, me halle, me vuajtje. Kam që në gjashtë të mëngjesit që dal këtu dhe akoma nuk i kam bere 2-3 mijë leksh.

Duke parë punën që bëni dhe ndesheni pothuajse çdo ditë me njerëz të ndryshëm, por si sillen ata me ju?
Mirë, mirë sillen njerëzit, po bereqavers mua njerëzit më kanë rrespektuar, i bëj edhe izmetin, e ke parasysh.

A ju dalin lekët që fitoni për të blerë ilaçet tuaja?
Asnjë qindarkë, edhe detyrimet që kam nga pesa, domethënë unë vuaj nga pesa, dhe kam dhjetë vjet që vuaj nga pesa, dhe nuk kam marrë asnjë shpërblim nga pesa.

Çdo ditë dilni të punoni?
Pothuajse çdo ditë, sepse kur ka shi rri në shtëpi, lyp borxh.

Sa kushtojnë shërbimet tuaja, dhe a keni shumë klientë?
Zakonisht janë pesëqind, njëmijë për lyerje, varet nga ata. Kam që në gjashtë të mëngjesit këtu dhe kam bërë vetëm dy mijë lekë.

A keni tentuar të bëni ndonjë punë tjetër përveç kësaj?

Nuk jam i zoti, jam i sëmurë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar