Drogat rrezikojnë Ballkanin

Drogat rrezikojnë Ballkanin

Rritja botërore e përdorimit të drogave rrezikon shëndetin publik në Turqi e Ballkan. Sipas raportit më të fundit nga zyra e kontrollit të drogës e OKB-së, përdorimi i drogave tradicionale si heroina dhe kokaina, është globalisht e qëndrueshme. Raporti dokumentoi gjithashtu një rritje në numrin e drogave sintetike njohur nga OKB, që u rritën nga

Rritja botërore e përdorimit të drogave rrezikon shëndetin publik në Turqi e Ballkan.
Sipas raportit më të fundit nga zyra e kontrollit të drogës e OKB-së, përdorimi i drogave tradicionale si heroina dhe kokaina, është globalisht e qëndrueshme.

Raporti dokumentoi gjithashtu një rritje në numrin e drogave sintetike njohur nga OKB, që u rritën nga 166 në fund të 2009-tës në 251 deri në mesin e 2012-tës.

Sipas OKB-së, Evropa ka zhvilluar reagimin më të fortë ndaj problemit.

Me sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm, që përfshin 27 vende të Bashkimit Evropian dhe Kroacinë, Norvegjinë e Turqinë, Evropa ka të vendosur sistemin më të përparuar rajonal që merret me drogat.
Më 2012, Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm të BE identifikoi 73 substanca të reja psiko-aktive krahasuar me 49 në vitin e mëparshëm.
Sipas OKB, rreth 5 përqind e popullsisë së Turqisë përdorte qetësues për arsye jo-mjekësore nga 2007 në 2011, duke e renditur vendin të 13-të në botë.

 

/ Elta  Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar