Drejtoritë e arsimit, aplikojnë 100 kandidatë në 13 poste

0

Dje ka përfunduar aplikimi për pozicionet e drejtuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale.

Lajmi u bë i ditur nga nga zv.Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku. Mbi 30 aplikantë kanë kandiduar për pozicionine drejtuesit të kësaj kategorie duke e bërë DAR Tiranë drejtorinë më të përzgjedhur.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për  pranimin në Shërbimin Civil. Në datën 5 nëntor do të shpallet lista e kandidatëve që kanë plotësuar kërkesat e vecanta të kandidatit.

Kandidatët e suksesshëm do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim nga ku do të dalë dhe rezultati në fazën finale të konkurimit e cila do të jetë publike.  Ata jo vetëm që do jenë përballë një jurie por edhe përballë mësuesish, prindërish të qarqeve respektive.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here