Sipas një raporti të fundit, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë, lideri De Facto i Samsung, Lee Jae-Yong, u përfshi personalisht në projektin Galaxy S10. Burimet pohojnë se zv.kryetari në mënyrë specifike ka kërkuar specifika të fuqishme të kamerave për Galaxy S10. Samsung ka vendosur të lançoj linjën e produktit Galaxy S10 në ngjarjen
Sipas një raporti të fundit, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë, lideri De Facto i Samsung, Lee Jae-Yong, u përfshi personalisht në projektin Galaxy S10. Burimet pohojnë se zv.kryetari në mënyrë specifike ka kërkuar specifika të fuqishme të kamerave për Galaxy S10. Samsung ka vendosur të lançoj linjën e produktit Galaxy S10 në ngjarjen e ardhshme të 20 shkurtit.
Thashethemet spekulojnë se kamerat e trefishta në Galaxy S10 do të përbëhen nga njësi prej 12 megapiksel, 16 megapiksel dhe 13 megapiksel.
Ndërsa Samsung mohoi se Galaxy S10 do të përdorë sensorin e ri ISOCELL Slim 3T2, data e prodhimit në masë të këtij sensori përputhet shumë me atë të lansimit të Galaxy S10, kështu që ne duhet të presim dhe të shohim se si funksionon kjo. Ky sensor është projektuar posaçërisht për telefona që shfaqin një kamerë rrethore, të ngjashme me atë që pritet në linjën S10.
//N.Dragoti//
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *