Drejt Kosovës dhe Malit të Zi vetëm me letërnjoftime

Drejt Kosovës dhe Malit të Zi vetëm me letërnjoftime

Nga sot në pikëkalimet kufitare për në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të kalohet vetëm me letërnjoftim.  Zyrtarë  të Policisë të Kosovës kanë bërë të ditur se në këto pikëkalime kufitare mund të kalohet  vetëm me kartën e identitetit  ndërsa fëmijët nën moshën 16 vjeç, mund të kalojnë me një dokument, që përmban fotografi

Nga sot në pikëkalimet kufitare për në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të kalohet vetëm me letërnjoftim.  Zyrtarë  të Policisë të Kosovës kanë bërë të ditur se në këto pikëkalime kufitare mund të kalohet  vetëm me kartën e identitetit  ndërsa fëmijët nën moshën 16 vjeç, mund të kalojnë me një dokument, që përmban fotografi identifikuese .

Kjo risi në qarkullimin mes shteteve fqinje përkon edhe me fillimin e sezonit turistik që pritet të rrisë numrin e turistëve. Dy pikë-kalimet kufitare: ai në Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe pikë kalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, tashmë janë të gatshme për pritje të ftë turistëve nga të dyja anët e kufirit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi, ka njoftuar se ndryshe nga herët e tjera nuk do të ketë pritje të gjata të qytetarëve në këto vendkalime kufitare. Ajo tha se janë marrë masa jo vetëm për të përforcuar shërbimet policore në doganë, por janë shtuar edhe postblloqet e policisë përgjatë aksit rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme.

 

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar