Dragoviç: Dua Interin

Dragoviç: Dua Interin

Qendërmbrojtësi i Baselit, Aleksandar Dragoviç, shpreson që klubi i tij të arrijë sa më shpejtë marrëveshje me Interin, pasi që ai ëndërron që ta veshë fanellën zikaltër. 22-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Interi dhe për momentin vlerësohet me 7 milionë euro. “Interi është një klub i madh, kështu që do të ishte

Qendërmbrojtësi i Baselit, Aleksandar Dragoviç, shpreson që klubi i tij të arrijë sa më shpejtë marrëveshje me Interin, pasi që ai ëndërron që ta veshë fanellën zikaltër.

22-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Interi dhe për momentin vlerësohet me 7 milionë euro.

“Interi është një klub i madh, kështu që do të ishte ëndërr për mua që ta vesh fanellën e neroaxurrëve.  Të dy klubet janë duke negociuar për momentin, shpresoj që ato të arrijnë marrëveshje shpejt. Unë po qëndroj dhe po pres për zhvillime të reja me shpresën se do t’i bashkohem Interit”. Është shprehur Dragoviç

“Për momentin do të luaj me Bazelin, edhe pse nuk është lehtë me gjithë këto mendime për Interin në kokën time”, ka deklaruar qendërmbrojtësi austriak

Dragoviç është i gjatë 1.86 cm dhe është shumë i fuqishëm në ajër.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar