Dragovic BOOM: “I kam thene ‘jo’ Dinamos, dua vetëm Interin.”

“E kam bërë të ditur atë që mendoj për klubin zikaltër dhe e përsëris që kam vetëm një ide në kokë. Nëse largohem nga Bazeli do ta bëj vetëm për Interin sepse është një klub historik është më ndryshe të luash në Serinë A se sa në kampionate me nivel më të ulët. E falenderoj

E kam bërë të ditur atë që mendoj për klubin zikaltër dhe e përsëris që kam vetëm një ide në kokë. Nëse largohem nga Bazeli do ta bëj vetëm për Interin sepse është një klub historik është më ndryshe të luash në Serinë A se sa në kampionate me nivel më të ulët. E falenderoj Dinamo Kiev-in, por vajtja tek Interi është ëndrra ime dhe shpresoj që të realizohet.” Këto janë fjalët që tha Aleksandar Dragovic ekskluzivisht për Itasportpress.it.

Një konfirmim nga lojtari për disa zërave orët e fundit, mbrojtësi austriak do vetëm klubin zikaltër dhe pasi i tha ‘jo’ Zenitit, tani është gati t’i thotë ‘jo’ dhe Dinamo Kiev-it, që për të kishte ofruar 9 milionë euro për kartonin dhe 2,2 milionë euro në sezon për lojtarin.

Tani topi i kalon Interit, që më parë duhet të bëjë një shitje në mbrojtje. I pari në mendje na vjen emri i Ranocchia, por duket se Mazzarri nuk ka për qëllim ta largojë atë. Dhe Chivu ka një mundësi për largim. Një gjë është e sigurt, pista që do të na çojë tek Dragovic mbetet e gjitha në duart e Interit.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar