Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë. Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë.
Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit si dhe kursim monetar për qytetarët e subjektet.
Këto masa janë ndërmarrë nga Blendi Gonxhe i cili një muaj më parë u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
XH.Z
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *