Dortmund shumë pranë Aubamejang

Dortmund shumë pranë Aubamejang

Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Zork, është shprehur se bisedimet në lidhje me lojtarin e Set-Etien Aubamejang kanë përparuar shumë. “Kemi përparuar shumë në bisedime për Aubamejang. Ai është shumë i shpejtë dhe është lojtar shpresëdhënës. Ai është po ashtu i gjithanshëm dhe mund t’i përshtatet lojës sonë”, ka deklaruar Zork për “Kicker”.

Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Zork, është shprehur se bisedimet në lidhje me lojtarin e Set-Etien Aubamejang kanë përparuar shumë.

“Kemi përparuar shumë në bisedime për Aubamejang. Ai është shumë i shpejtë dhe është lojtar shpresëdhënës. Ai është po ashtu i gjithanshëm dhe mund t’i përshtatet lojës sonë”, ka deklaruar Zork për “Kicker”.

Sulmuesi 23-vjeçar ka bërë që shumë  klubeve evropiane të shfaqin interes për të, pasi në sezonin e kaluar ka shënuar 19 gola në 37 ndeshje në Ligën e 1 franceze.

Lojtari që rrjedh nga Akademia e Milanit pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin nga Signal Iduna Park, ndërsa do të kushtojë rreth 13 milionë euro.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar