Dorëzohet peticioni për rikthimin e ligjit për amnisti

0

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, KIPRED, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, dhe  Grupi i Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe një sërë organizatash të tjera, dorëzuan sot në Presidencë Peticionin e qytetarëve me mbi 12 mijë nënshkrime të cilët kërkojnë ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, së bashku me kërkesën për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend.

Mbledhja e nënshkrimeve siç njoftojnë vetë këto organizata është bërë brenda 4 ditësh.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave, në letrën që ja kanë dorëzuar sot presidentës Atifete Jahjaga, janë shprehur se ata pajtohen me rëndësinë e këtij ligji, por se ai duhet të vlejë për integrimin e qytetarëve serbë të veriut në institucionet e Kosovës.

“Ky ligj ka dalë si detyrim nga Marrëveshja e Parë për Normalizimin e  Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe si i tillë duhet t’u adresohet në mënyrë eksplicite personave/subjekteve të cilat kanë qenë objekt i marrëveshjes në fjalë. Versioni aktual i ligjit është shumë larg bërjes së një dallimi të tillë dhe lejon hapësirë për amnisti edhe të personave/subjekteve që nuk kanë qenë objekt i marrëveshjes në fjalë”, thuhet në pikën 1 të kësaj letre.

Përveç organizatave jo qeveritare, projektligji është kundërshtuar edhe nga lëvizja Vetëvendosje.

 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here