Dorëshkrimi i Petro Ninit në Muzeun e Elbasanit

Dorëshkrimi i Petro Ninit në Muzeun e Elbasanit

Dorshkrimi i rralle e me vlera të jashtëzakonshme për vendin tonë ka dalë në drirë së fundmi në arkivën e Muzeut të Elbasanit. Ai është një dokument i rrallë, i cili vërteton edhe një herë përpjekjet  e intelektualëve shqipëtarë për të hapur një mësjtarore shqip për djem edhe vajza. Ende janë të paqarta arsyet se

Dorshkrimi i rralle e me vlera të jashtëzakonshme për vendin tonë ka dalë në drirë së fundmi në arkivën e Muzeut të Elbasanit. Ai është një dokument i rrallë, i cili vërteton edhe një herë përpjekjet  e intelektualëve shqipëtarë për të hapur një mësjtarore shqip për djem edhe vajza.

Ende janë të paqarta arsyet se si ky dorshkrim ka përfunduar në arkivën e Muzeut të Elbasanit, por mendohet ajo të ketë qenë pjesë e bibliotekës së Lef Nosit, i cili kishte një interes për zhvillimin e arsimit në Shqipëri asokohe.

Dokumenti është një letër zyrtare e shkruar me një korrektësi të admirueshme. Në këtë letër bëhet lajmërimi se në Shqipëri është hapur një mësejtore për djem e  vajza, duke bërë kështu njëherë e përgjithmonë ndarjen nga shkolla grekomane. Gjithashtu në letër theksohet se nevoja për libra është shumë e madhe pasi gjetja e tyre është tepër e vështirë.

Dorshkrimi është i shkruar me shkronjat e alfabetit të Stambollit nga vetë  vetë drejtuesi i atëhershëm i shkollës së Negovanit, Petro Nini Luarasi. Ky dokument është firmosur nga Pleqësia e Mësonjëtores Negovan, kryeplaku Sotir Kristo dhe Kryesonjës i Pleqësisë dhe vetw Petro Nini Luarasi.

Kjo letër mban edhe vulën e Pleqësisë së Mësonjëtores. Letra është një dëshmi e qartë e saj dhe dokumenton faktin se vetë Petro Nini Luarasi e ka drejtuar këtë shkollë pas vrasjes së Papa Kristo Negovanit, deri në prag të Pavarësisë Kombëtare.

Nga ana tjetër drejtori i muzeut, Kreshnik Belegu, nuk ka fjalë ta shpjegojë gjetjen e kësaj letre në këtë muze, por thotë se: “Ky dokument është me mjaft vlera dhe tregon edhe një herë përpjekjet e mëdha për arsimin shqip dhe historinë e shkollës shqipe të Negovanit që përbën një moment të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip”.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar