Donald Lu ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri

0

 

Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar dje diplomatin Donald Lu si ambasador të  ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Përmes një deklarate për shtyp, presidenti Obama shprehet: “Këta individë kanë treguar njohuri dhe pëkushtim gjatë gjithë karrierës së tyre. Ndjehem mirënjohës që kanë pranuar të marrin mbi vete role të rëndësishme dhe mirëpres punën me ta në muajt dhe vitet në vijim”.

Zoti Donald Lu është Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.

Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent I Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.

Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.

Zoti Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here