“DokuFest”, konkurimi nis më 24 korrik

“DokuFest”, konkurimi nis më 24 korrik

Festivali i Filmit “DokuFest”, vjen me edicionin e tij te 12-të, i cili do të mbahet nga data 17-25 gusht në Prizren, Kosovë. Festivali i sivjetëshëm e ka mbyllur tashmë konkurimin dhe në të janë pranuar në një numër rekord i filmave, respektivisht, në adresë të festivalit kanë arritur gjithsej 2,300 filma, nga 88 vende

Festivali i Filmit “DokuFest”, vjen me edicionin e tij te 12-të, i cili do të mbahet nga data 17-25 gusht në Prizren, Kosovë.

Festivali i sivjetëshëm e ka mbyllur tashmë konkurimin dhe në të janë pranuar në një numër rekord i filmave, respektivisht, në adresë të festivalit kanë arritur gjithsej 2,300 filma, nga 88 vende të botës

Programi i plotë i festivait do të bëhet publike më 24 korrik, në faqen kryesore të festivalit në web.

Krahas shfaqjes së filmave, sivjet “Dokufest” do të organizojë një sërë aktivitetesh, master klasash dhe debatesh, të cilat do të mbahen gjatë 9 ditëve të festivalit

Sipas njoftimit të deritanishëm nga organizatorët e festivalit, në kuadër të “DokuNights” do të organizohen edhe performanca të muzikës live, pastaj, festivali i fëmijëve “DokuKids” dhe një ekspozitë e fotografisë, si pjesë e programit “DokuPhoto”,  i cili sivjet shënon 10-vjetorin e tij.

Nga ana tjetër janë vullnetarët e “DokuFest, ata që do të ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në mikpritjen e mysafirëve dhe evente, në “DokuDaily”, “DokuKids”, “DokuShop” dhe “Doku TV”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar