Doganat tashmë do të kontrollohen me skaner

Doganat tashmë do të kontrollohen me skaner

Qeveria jep me koncesion kontrollin e skanerve në dogana, kompania amerikane Rapiscan security do te fitoj 170 milion euro. Në Komisionin e Ekonomisë u miratua dje dhënia me koncesion e shërbimit të skanimit të kontenierëve nëpër dogana, të cilin e ka fituar kompania amerikane “RapiScan Security”, e cila do të fitojë 170 milionë euro. Drejtoresha

Qeveria jep me koncesion kontrollin e skanerve në dogana, kompania amerikane Rapiscan security do te fitoj 170 milion euro.

Në Komisionin e Ekonomisë u miratua dje dhënia me koncesion e shërbimit të skanimit të kontenierëve nëpër dogana, të cilin e ka fituar kompania amerikane “RapiScan Security”, e cila do të fitojë 170 milionë euro.

Drejtoresha e Politikave Makroekonomike dhe Fiskale, Arjana Dyrmishi, tha dje se ky koncesion do të synojë kontrollin më të mirë të mallrave që kalojnë, duke e përputhur këtë me deklaratën doganore që bëhet, si dhe rritjen e kontrollit për parandalimin e kontrabandës për mallrat e akcizës apo narkotikë.

Për 15 vjet, në 5 pikat doganore kryesore në vend do të instalohen skanerë, të cilët do të bëjnë të mundur kontrollin e mallrave. Ky shërbim do të ofrohet  përkundrejt tarifës prej 39 eurosh për çdo deklaratë.

Duke iu referuar asaj se çfarë thonë doganat, në vit raportohen rreth 300 mijë deklarata dhe me tarifën e vendosur në koncesion, të cilën do ta paguajë biznesi privat importues, krijohet një e ardhur prej rreth 12 milionë eurosh në vit, ose mbi 170 milionë euro për 15 vitet e ekzistencës së kontratës.

Ministria e Financave thotë se nga kjo se të ardhurat që shkojnë në xhep të privatit koncesionar, vetëm 2 për qind do të derdhet në buxhetin e shteti. Ministria e Financave pranon se këtë lloj koncesioni do ta aplikojë vetëm Shqipëria, pra nuk përdoret në asnjë vend të rajonit.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar